“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet ...”, çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

Nga Class• 16 November 2026

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke

 kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit

të organizuar dhe ka kërkuar një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës.

Një burim nga asambleja i tha për Top Channel, se zoti Majko ka shkëmbyer batuta me

Ramën gjatë fjalës, por e ka vënë theksin tek pasja e një Partie Socialiste të shëndetshme.

Majko citohet të ketë deklaruar se:

“Duhet të marrim në konsideratë edhe çfarë mund të bëjë SPAK deri në maj, kur janë zgjedhjet lokale.

Ish-kryeministri socialist ka qenë i drejtpërdrejtë në kërkesën adresuar Ramës dhe Asamblesë.

“Kush nga anëtarët e familjes tonë kanë pasur kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar dhe diskredituese duhet të largohet menjëherë për të mos i dhënë kosto Partisë Socialiste”, ka deklaruar Majko.

“E them këtë pasi është bërë publike ekzistenca në duart e SPAK-ut e 1000 orë filmime, të cilat mund të jenë kompromentuese për persona të caktuar brenda partisë tonë”, citohet të jetë shprehur Majko gjatë mbledhjes së Asamblesë një ditë më parë.