Balla mbron Ballukun dhe flet për Veliajn: Kam marrë ankesa edhe për Ilir Metën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi pas seancës plenare
transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit,
mbrojti angazhimin e Belinda Ballukut si deputete dhe deklaroi se mazhoranca
do të vijojë agjendën e integrimit europian pavarësisht tensioneve në Kuvend.
Duke iu përgjigjur interesimit për kushtet e paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, Balla theksoi nevojën për respektimin e të drejtave të personave të paraburgosur dhe të dënuar. Ai bëri të ditur se kishte marrë ankesa edhe për ish-presidentin Ilir Meta dhe se ua kishte përcjellë ministrave përgjegjës.
Sipas Ballës, çështjet që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve duhet të adresohen edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Reagimi i tij vjen pasi Veliaj dhe përfaqësuesit e tij ligjorë kundërshtuan transferimin në Fier. Kryebashkiaku ka pretenduar se është vendosur në izolim dhe se i është kufizuar komunikimi me familjarët dhe avokatët, duke kërkuar verifikimin e kushteve nga institucionet përgjegjëse.
Në të njëjtën dalje për mediat, Balla i doli në mbrojtje ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e vlerësuar për praninë dhe angazhimin në zonën zgjedhore.
“Sa i përket prezencës në zonën zgjedhore, është ndër deputetet më të mira të PS-së”, u shpreh ai, duke ftuar gazetarët të ndiqnin një aktivitet në Fier.
Deklarata për Ballukun vjen në kontekstin e kërkesës së mëparshme të SPAK-ut për arrestimin e saj në lidhje me akuza për korrupsion, kërkesë që u rrëzua nga Kuvendi.
Sa u përket zhvillimeve në seancë, Balla tha se ishin miratuar nëntë ligje të lidhura me agjendën e negociatave, një prej të cilave kërkonte shumicë të cilësuar. Ai deklaroi se bilbilat, flakadanët dhe zhurma nuk do ta ndërpresin këtë proces.
Balla njoftoi gjithashtu miratimin e kalendarit për shqyrtimin e buxhetit, të cilin e cilësoi me karakter social. Duke folur për paketën fiskale, ai përmendi uljen e TVSH-së për ushqimet në nivelin 6 për qind dhe heqjen e taksës së qarkullimit nga karburanti, si dhe i bëri thirrje opozitës të mbështesë masat për pensionet.
Në fund, kreu i grupit socialist theksoi se 82 deputetët e PS-së kanë përgjegjësi për të qenë të pranishëm në votime dhe për të përmbushur angazhimet ndaj qytetarëve.
Më të Lexuarat

LAJME
Bëhen virale pamjet e shtëpisë së Big Brother në Australi, çfarë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve(Foto)

LAJME
Del në "skenë" Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…

LAJME
S'kishte ndodhur kurrë më parë/ 24 orë para nisjes, "Vëllai i madh" merr vendim drastik për publikun dhe banorët
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
ALARMUESE! Deputeti i PD: Të marrim kaII*shin dhe t’i dilnim përpara Ramës!
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka bërë një deklaratë të rëndë mbrëmjen e djeshme ku theksoi se Partia Demokra...

LAJME
Bëhen virale pamjet e shtëpisë së Big Brother në Australi, çfarë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve(Foto)

LAJME
Del në "skenë" Saimir Tahiri/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr këtë vendim…

LAJME