Babain polic dhe mamaja gazetare, kush është Klevi Metaj, studenti protestues që u përlesh sot i vetëm përballë gjashtë efektivëve

Klevi Metaj është 22-vjeçari që u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës
së zhvilluar sot në Tiranë. Pamjet e përplasjes së tij me gjashtë efektivë të Policisë
u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
I riu nga Gjirokastra u filmua teksa përfshihej në një konfrontim fizik me efektivët,
përpara se të arrestohej nga Policia. Episodi bëri që emri i tij të qarkullonte gjerësisht në rrjet, ndërsa shumëkush nisi të interesohej edhe për identitetin dhe formimin e tij.
Por kush është Klevi Metaj jashtë pamjeve të protestës?
22-vjeçari mësohet se është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Një detaj që bie në sy në historinë e tij është edhe prejardhja familjare: babai i tij është punonjës i Policisë sipas Erla Mëhillit, ndërsa nëna, në një hulumtim të shpejtë në rrjetet sociale, rezulton se është gazetarja Brikena Metaj.
Kështu, një protestë që nisi me kërkesat e studentëve e vendosi Klevi Metajn në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes me efektivët. Pamjet e bëra virale e kthyen atë në një nga emrat më të diskutuar të ditës.
Së fundmi, ai u vizitua në spital edhe nga deputetë opozitarë ku treguan gjendjen e tij. I riu ishte i shtrirë në krevatin e spitalit, e megjithatë u duk në gjendje të mirë: “Më goditën. Më kanë dëmtuar pak. Gjëra të vogla”, tha ai.
Më të Lexuarat

LAJME
40 të ndaluar nga protesta, 4 prej tyre të mitur! Ministri Demo urdhër të fortë kryepolicëve të komisariateve

LAJME
Denoncimi i studentes pas përplasjeve te Ministria e Arsimit: “Më goditën me shkop gome pa asnjë arsye”

LAJME
Shqipëria mbyll kapitullin 20 të integrimit në BE! Rama: Le ta tundim këtë vend, situata në Shqipëri ndryshe nga sa duket online
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Nga qelia e burgut, Ilir Meta thirrje shqiptarëve: Të gjithë, bashkohuni me protestën e studentëve!
Edhe pse nga qelia e burgut, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën që po zhvillohet sot nga student&...

LAJME
40 të ndaluar nga protesta, 4 prej tyre të mitur! Ministri Demo urdhër të fortë kryepolicëve të komisariateve

LAJME
Denoncimi i studentes pas përplasjeve te Ministria e Arsimit: “Më goditën me shkop gome pa asnjë arsye”

LAJME