“Autobotë dhe ‘topa ...’”, Karamuço zbulon se çfarë solli Turqia në Rinas me avionin ushtarak

Prej 7 ditësh, kryeqyteti është përfshirë nga protesta të dhunshme.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço theksoi se duhet të hetohet
ekzistenca e një rrjeti ndërkombëtar financimi.
Eksperti foli edhe për masat që, sipas tij, po diskutohen në Europë ndaj
personave që ushtrojnë dhunë. Ai përmendi Italinë, e cila ka propozuar ndalim 24-orësh si masë parandaluese për personat e përfshirë në akte dhune.
Karamuço u ndal te pajisjet e ardhura nga Turqia, duke deklaruar se një avion ushtarak turk kishte sjellë tre autobotë të rinj në kuadër të një kontrate me shtetin turk, si dhe pajisje të tjera.
Sa u përket pajisjeve të njohura si “topat sonic”, ai tha se bëhet fjalë për pajisje ushtarake që nuk duhet të përdoren gjatë protestave.
“Ka një rrjet ndërkombëtar financimi, duhet hetuar kush i merr dhe i financon. Përmes OJF-ve shpërndahen në grupe të caktuara. Do të mbërrish te donatorë që të çojnë deri në Moskë dhe kjo është gjëja më e rrezikshme.
Italia ka propozuar 24 orë ndalim për ushtruesit e dhunës, masa parandaluese izolimi 24 orë. Veprat për dëmtim shkojnë deri në 5 vjet, deri në heqje të shtetësisë. Masat do të diskutohen deri më 20 tetor. Thirrja ka qenë e njëjtë, merrni masa të ashpra, sepse Europa do të jetë në përplasje deri në shkatërrim të plotë.
Sot ka ardhur një avion ushtarak turk, ka sjellë 3 autobotë të rinj në bazë të kontratës me shtetin turk. Kanë ardhur dhe shumë pajisje të tjera nga shteti turk. Për topat sonic, është një aparat ushtarak, nuk përdoret për protesta, ne e kemi ndaluar me ligjet tona, kush e përdor shkon në burg”, deklaroi Karamuço.



