Aulon Kalaja: Po blihen ditët e lirisë së saj jashtë burgut

Aulon Kalaja ishte sot në Prime News24 teksa foli mbi dosjen Balluku,
e cila është dërguar për gjykim në GJKKO.
Kalaja mendon se ekzistojnë 3 rreziqe nga qenia e Ballukut e lirë, pavarësisht akuzave.
Një është helmimi i provave, e dyta intimidimi i dëshmitarëve dhe e treta arratisja jashtë shtetit.
Sipas tij, Balluku ka video shantazhuese edhe të kryeministrit Rama, prandaj mazhoranca dhe kryeministri e mbrojnë atë duke i ruajtur imunitetin.
Kalaja: SPAK do duhej të fliste me ligjin jo me numrat e parlamentit. Fakti që flet me numrat e PS më duket si kryeministri që a do i kem në radhë për votimin. Kjo është politikë jo drejtësi. Janë dy momente për Ballukun. Nga ana ligjore janë3 rreziqe, helmimi i provave e ka treguar se ka pushtet absolut mbi MIE, drejtorin e policisë, grusht ministrash dhe një grusht parlamentarësh 19 deputetë.
A ka rrezik për helmimin e provave? Po. Rreziku i dytë është intimidimi i dëshmitarëve. Kjo zonjë dogji dhe Igli Taren personalitet ishte te Milani, i ka futur njerëzit në spirale të rrezikshme, duke u marrë me gratë e dyta. Në Ministrinë e saj, ata janë presta nome, për një vend punë i merret leja asaj.
Momenti i tretë është arratisja jashtë shtetit. Unë gjykoj që në momentin që do nxehet loja ajo do arratiset drejt Greqisë. Tani i ka gjërat në kontroll. Rreziku potencial për me ik jashtë shtetit. Unë mendoj se do ketë një moment që do e rrezikojë ajo do arratiset. Çfarë përfaqëson kjo zonjë? Është më e fuqishme se Erion Veliaj? Mendoj se po. Çfarë ka bërë kjo zonjë që ndryshon nga Erion Veliaj? Kjo zonja ka disa video, ka punuar me mend kur ka bërë pisllëqet e veta. E di dhe SPAK për videot. Video që shantazhojnë drejtpërdrejt kryeministrin. Kjo e mban në lojë. Kjo e bën të fuqishme. Manuale që përdoren në pushtete. Që i mbajnë palët në pushtet. Arben Ahmetaj kishte shkresa, kjo zonjë është një shkallë më lartë, ka video. Po blihen ditët e lirisë, ditët jashtë burgut.
Më të Lexuarat

LAJME
Ministrja Klodiana Spahiu pranon haptazi se në spitale ka mungesë të barnave dhe pajisjeve,

LAJME
Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e

LAJME
E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në Polici – dalin detaje të reja
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Aulon Kalaja: Po blihen ditët e lirisë së saj jashtë burgut
Aulon Kalaja ishte sot në Prime News24 teksa foli mbi dosjen Balluku, e cila është dërguar për gjykim në GJKKO. Kalaja mendon se ...

LAJME
Ministrja Klodiana Spahiu pranon haptazi se në spitale ka mungesë të barnave dhe pajisjeve,

LAJME
Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e

LAJME