ASKUSH MBI LIGJIN! Byroja Shtetërore hap një kapitull të ri në luftën kundër korrupsionit!

Nga Class• 14 November 2026

ASKUSH MBI LIGJIN! Byroja Shtetërore hap një kapitull të ri

Jam shumë e lumtur që Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin

e Pasurisë së Pajustifikueshme mori dritën e gjelbër përmes dekretimit nga

Presidentja e Republikës, vetëm dy javë pas miratimit të Ligjit në Kuvend.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit. Funksionalizimi i kësaj Byroje përfaqëson një mundësi konkrete që pasuria e pajustifikueshme të verifikohet dhe që askush të mos mund të fshihet pas pushtetit, pozitës apo privilegjeve.

Parimi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe çdo pasuri duhet të ketë një burim të ligjshëm dhe të justifikueshëm.

Ky zhvillim është një mesazh i fuqishëm se drejtësia, llogaridhënia dhe barazia para ligjit duhet të jenë parime të panegociueshme të një shteti demokratik.

Urime të gjithëve për këtë hap të rëndësishëm! Le të jetë ky fillimi i një epoke të re të transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.