Ardit Gjebrea del pas disa orësh nga SPAK, cudit me deklaratën: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në …

Nga Class• 6 November 2026

Ardit Gjebrea del pas disa orësh nga SPAK, cudit me deklaratën:

Moderatori dhe producenti Ardit Gjeberea ka dalë pas

rreth dy orësh nga ambientet e SPAK.

Për mediat, ai ka thënë se ishte thirrur për një çështje që

është sekret hetimor dhe nuk mund të fliste më shumë.

Megjithatë, tregoi se ishte thirrur si person në dijeni.

Ai nuk i kurseu as batutat, teksa tha se prokurorët

 ishin miqësorë dhe ai i ftoi në emisionin e tij, për t’u kthyer “nderin”.

“Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësore dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan i ftova”, tha ai.