Ambasadori amerikan “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe godisni “të fortët”

Pastrimi i parave të pista, të cilat burojnë nga shitja e kokainës
, ishte shqetësimi kryesor që ambasadori i SHBA Eric Ëendt ngriti në
takimin me kreun e SPAK Klodian Braho dhe atë të BKH Joni Keta.
Ambasadori i SHBA kishte një mesazh të qartë dhe të prerë, të dënohen ata që pastrojnë paratë dhe për këtë kanë prova mjaftueshëm që ndodhen në serverat e SHBA dhe që i ftoj të shkojnë t’i marrin.
Ambasadori u është drejtuar drejt për drejt, hetuesve, prokurorrëve të posaçëm dhe gjyqatrëve, duke u treguar qartë rolin dhe funksionin që ata kanë.
Pjesë nga fjala e ambasadorit të SHBA:
Tani, sfida praktike. Disa nga provat që ju nevojiten ndodhen në serverë në Shtetet e Bashkuara: postë elektronike, llogari të rrjeteve sociale dhe hapësira ruajtjeje në re (cloud) që mbahen nga kompani amerikane.
Ju mund t’i merrni ato prova. Por, ju duhet të njihni rregullat: çfarë duhet të ruani, çfarë duhet të kërkoni, si ta bëni kërkesën dhe si të veproni shpejt.
Të dhënat mund të zhduken brenda disa ditësh. Një kërkesë për ruajtje e dërguar sot mund të shpëtojë një çështje që përndryshe do të rrëzohej vitin e ardhshëm.
Taylor Phillips, ekspert i Departamentit të Drejtësisë për krimet e hakerimit kompjuterik dhe të pronësisë intelektuale, do t’jua shpjegojë këtë proces hap pas hapi.
Dua t’i drejtohem drejtpërdrejt secilit grup në këtë sallë.
Hetuesve: Ju jeni hallka e parë e zinxhirit. Mënyra se si i identifikoni, ruani dhe sekuestroni provat digjitale vendos nëse ato do të mbijetojnë në gjykatë.
Prokurorëve: Ju i ktheni të dhënat në një rrëfim që gjykata mund ta ndjekë. Ju lidhni një adresë protokolli të internetit (IP), një portofol kriptovalutash dhe një mesazh elektronik me një person real.
Gjyqtarëve: Ne e respektojmë plotësisht pavarësinë tuaj. Asgjë në këtë program nuk ju kërkon ta shihni ndonjë çështje në një mënyrë ose në një tjetër. Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’ju ndihmojmë t’i testoni me rigorozitet provat digjitale, të gjykoni besueshmërinë e tyre dhe t’i peshoni me vetëbesim.
Më të Lexuarat

LAJME
Ambasadori amerikan “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe godisni “të fortët”

LAJME
Personazhi misterioz që “burgosi” Veliajn, Fundo bën deklaratën e fortë: Nesti Angoni po identifikohet

LAJME
"Më përdh*noi në sy të djalit" - Ish-gruaja denoncon tmerrin nga daja i Zegjine Çaushit: E denoncova, por policia më tha fale
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga hetimet e SPAK që lidhen me Elisa Spiropalin, bashkëshortin e saj Salarjon Totaj dhe disa familj...

LAJME
Ambasadori amerikan “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe godisni “të fortët”

LAJME
Personazhi misterioz që “burgosi” Veliajn, Fundo bën deklaratën e fortë: Nesti Angoni po identifikohet

LAJME
