Aksident i rëndë, makina përplas burrin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Nga Class• 16 November 2026

Aksident i rëndë, makina përplas burrin, dërgohet në

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan,

 ku një këmbësor ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas raportimeve, aksidenti është regjistruar në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit.

I plagosuri mësohet se është një person i moshuar, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte në këmbë.

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e tij dhe gjendjen shëndetësore.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.