Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër, ja cfare po njoftohet se fundmi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një fluks rekord udhëtarësh gjatë ditëve të para të nëntorit,
duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror në vend.
Sipas të dhënave të bëra publike nga TIA, gjatë 10 ditëve të para të muajit janë regjistruar
rreth 300 mijë pasagjerë. Një rekord i veçantë është shënuar më 1 nëntor,
kur përmes aeroportit kanë udhëtuar 38 670 persona, nëpërmjet 226 fluturimeve në mbërritje dhe nisje.
Paralelisht me rritjen e numrit të udhëtarëve, aeroporti po vijon një projekt të rëndësishëm zgjerimi dhe modernizimi, me një investim prej 40 milionë eurosh. Punimet synojnë rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin gjithnjë e më të madh të pasagjerëve.
Ndërhyrjet janë planifikuar të zhvillohen gjatë natës, në 12 turne pune përgjatë periudhës 9–27 nëntor, në mënyrë që fluturimet dhe shërbimet aeroportuale të mos ndërpriten gjatë ditës.
Në projekt janë përfshirë 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë, ndërsa në dispozicion të punimeve janë vendosur 130 kamionë, 12 ekskavatorë dhe 30 betoniere, krahas impianteve moderne të asfaltimit.
Me sloganin “Ditën udhëtojmë. Natën punojmë!”, TIA ka falënderuar punonjësit e angazhuar në këtë projekt dhe pasagjerët që zgjedhin aeroportin e kryeqytetit për udhëtimet e tyre.
Më të Lexuarat

LAJME
Aleks Visha dhe "Samy Dubai” miliona euro në TikTok LIVE: Investigimi italian ngre dyshime për karta të klonuara, pastrim parash dhe lidhje me mafian shqiptare

LAJME
Tronditet vendi, gjendet i vdekur një person, dyshohet se kishte humbur jetën prej tre ditësh (EMRI)

LAJME
E bujshme/ Neda Balluku 1 vit pa përqafimin e fëmijëve. Vëllai i Belinda Ballukut, Ogren Balluku thotë se: Ajo ka dështuar si nënë (Video)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Aeroporti i Tiranës shënon një tjetër, ja cfare po njoftohet se fundmi
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një fluks rekord udhëtarësh gjatë ditëve të para të nën...

LAJME
Aleks Visha dhe "Samy Dubai” miliona euro në TikTok LIVE: Investigimi italian ngre dyshime për karta të klonuara, pastrim parash dhe lidhje me mafian shqiptare

LAJME
Tronditet vendi, gjendet i vdekur një person, dyshohet se kishte humbur jetën prej tre ditësh (EMRI)

LAJME