SHOWBIZ / E Diel 26 Korrik 2020, 09:09

Urime për ta! Familja Fejzullahu pajisen që të gjithë me pasaporta shqiptare: Sa shumë paskan pritur

Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

Ata janë takuar me krerët e lartë të shtetit, pasi janë pajisur me nënshtetësi shqiptare.

Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga i pari i Shqipërisë, presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit Prive.

Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.