SHOWBIZ / E Premte 24 Korrik 2020, 00:12

‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’, Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve

Pandemia ka prekur edhe sektorin e muzikës ku prej muajsh nuk po mbahen koncerte dhe së fundmi qeveria ndaloi edhe jetën e natës dhe muzikën live. Për këtë arsye artistët kanë reaguar të revoltuar dhe kanë dalë në protesta. Por ndryshe e sheh situatën këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Në një intervistë për emisionin ?Ora Verore?, Ermali u shpreh se këngëtarët nuk duhet të ankohen që s?kanë punë e lekë, sepse në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot as ushqim.

?Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t?i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë?, u shpreh Ermali.