SHOWBIZ / E Premte 17 Korrik 2020, 00:12

U tha se po lë burrin, aktorja turke që fiksoi shqiptarët jep mesazhin e madh: Jemi familje!

Beren Saat është një nga aktoret më të njohura turke, që padyshim ka korrur një sukses goxha të madh, i cili rritet dita-ditës.

Ajo u bë e njohur në vendin tonë pas telenovelës ?Dashuri e ndaluar? dhe që atëherë përbën goxha interes për publikun shqiptar.

Prej kohësh aktorja përflitet se është divorcuar nga bashkëshorti, këngëtari Kenan Dogulu. Në fakt ata janë së bashku prej vitesh vitesh dhe si duket martesa e tyre ka pësuar disa herë krizë.

Vetëm pak kohë pas ribashkimit mediat turke shkruajtën se çifti është ndarë sërish. Pas shumë aludimeve, Beren ka vendosur të thyejë akullin së fundmi, duke treguar se ajo dhe bashkëshorti?>bashkëshorti i saj janë bashkë dhe madje pas karantinës dashuria e tyre ka shkuar në tjetër nivel.

10 aktoret më të bukura dhe më të paguara në Turqi

?Përpara se të martohesha mendoja se dashuria nuk do të thotë martesë. Ndërsa tani mendoj se dashuria është më e rëndësishme se vetë martesa. Kanë publikuar lajme ndarje për ne, edhe pse nuk kishim probleme.

Bihter pa fat edhe në jetën reale, anulohet martesa (FOTO LAJM ...

Pas ndarjes, ne u bashkuam dhe e kaluam bashkë karantinën. Filluam të bëjmë muzikë së bashku. Marrëdhënia jone shkoi në një tjetër nivel. Jemi në një tjetër nivel dashurie. Ne arritëm me sukses të kompozojmë së bashku. Arritëm të jemi një familje. I kapërcyem bashkë të gjitha problemet?-u shpreh aktorja.