KURIOZITETE / E Premte 5 Tetor 2018, 23:11

Vajza dhe gra, kjo BIMË bën që të MOS keni nevojë të shkoni më te GJINEKOLOGU

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më seriozet, janë shumë të zakonshme te vajzat e reja dhe te gratë.

Zakonisht, këto probleme shëndetësore vijnë si rezultat i baktereve, viruseve, apo edhe tumorit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, fatmirësisht, shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se një bimë është tejet e mirë për përmirësimin e shëndetit vagjinal.

Manteli i Zonjave apo latinisht Alchemilla vulgaris, por gjithashtu njihet si këmba e lepurit, viraku, etj., ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjinekologjik.

Sipas Johan Kincora, që merret me bimë, thotë se 30 për qind e problemeve gjinekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjave.

Kjo bimë është e pasur me acide organike, flavanoide, tanine, acide salicilike, vitaminë C etj.

Duhet cekur që për shkak të përmbajtjes së lartë të tanineve, kjo bimë e ka shijen e hidhët.

Disa nga të mirat që i sjell kjo bimë:

Është bima ideale për të mbetur shtatzënë

Kjo bimë konsiderohet si ilaçi më i mirë natyral për trajtimin e paaftësisë për të mbetur shtatzënë. Kjo për shkak se bima vepron si rregullator natyral i hormoneve, e sidomos atyre që janë të rëndësishme kur përpiqeni të mbetni shtatzënë.

Ndihmon në menopauzë

Bima ofron edhe një sërë të mirash shëndetësore në lidhje me fibroidet, cistat etj. Ajo liron simptomat menstruale dhe menopauzave, si dhe taninet ndikojnë që t?i shmangni dhimbjet e mëdha dhe të rregulloni gjakderdhjen.

Të mira tjera shëndetësore të kësaj bime janë: shkatërrimi i baktereve dhe viruseve, liron dhimbjen e gjakderdhjes, liron dhimbjen e kafshimeve nga insektet, ndalon marramendjen dhe vjelljen, diarrenë etj.

Çaji i Mantelit të Zonjave

Vendosni një lugë gjelle të kësaj bime në një gotë me ujë të vluar dhe lëreni ashtu për pesë deri dhjetë minuta. Maksimumi i pini dy çaja të tillë brenda dite.Per me shume Shikoni Videon

[xyz-ihs snippet="You-tube"]