Zjarr masiv në një fabrikë ëmbëlsirash

Zjarri shpërtheu pasditen e së shtunës në ambientet e kompanisë PT Fonua Agung Mulia,
e vendosur në provincën Banten, rreth 50 kilometra larg Xhakartës.
Lajmi u konfirmua të dielën nga autoritetet e kërkim-shpëtimit, të cilat bënë të ditur
se numri i personave të zhdukur është ulur në 36, ndërsa tre persona janë konfirmuar të vdekur.
Sipas zyrtarit të kërkim-shpëtimit, Rizki Dwiyanto, katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në qendrat shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, por puna e ekipeve është vështirësuar për shkak se zjarri vazhdon të jetë aktiv në disa pjesë të kompleksit industrial.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi atë që mund të ketë shkaktuar flakët.
Më të Lexuarat

LAJME
E cilësuar si “nona e revolucionit”, protestuesja bëhet virale në mediat ndërkombëtare me thirrjen kundër Ramës

LAJME
Gjendet i pajetë në banesë 58-vjeçari në Greqi, gjashtë qentë e kishin...

LAJME
Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta papritur ish PROKURORI i Përgjithshëm i Shqipërisë, vjen deklarata e fortë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Mos më çaj b**ën!” Laerti demaskon të motrën, i nxjerr mesazhet zanore që i ka dërguar
Përplasjet mes Brikenës dhe Laertit kanë vijuar me tone të ashpra në studion e “Shihemi në Gjyq”, ku kët&e...

LAJME
E cilësuar si “nona e revolucionit”, protestuesja bëhet virale në mediat ndërkombëtare me thirrjen kundër Ramës

LAJME
Gjendet i pajetë në banesë 58-vjeçari në Greqi, gjashtë qentë e kishin...

LAJME