Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet
Nga Class•
7 November 2026

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama,
ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të vendosur përpara Kryeministrisë,
e cila u prezantua si një hapësirë për dialog me të rinjtë.
Tashmë kreu i qeverisë këtë tavolinë e sheh si një destinacion të ri turistik.
Në facebook, teksa publikon foto të ndryshme, Rama shkruan: MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur.
Tavolina prej guri u vendos në oborrin e Kryeministrisë, me shënimet “Dialog”, duke i ftuar studentët per te biseduar





