Spaho përplaset me Adriana Kalanë: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli? Do t’i nxjerr mesazhet?

Nga Class• 29 September 2026

Një postim i një anëtari të këshillit kombëtar të PD, 

Mariglent Doçi i cili sulmonte ish-deputetin Edmond Spaho, është bërë shkak që ky i fundit të përplaset me Adriana Kalanë.

Në një koment, Kalaja e quajti Spahon të ndyrë,

për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur duke kritikuar opozitën dhe kreun e PD, Sali Berisha.

Por, ish-deputeti nuk e kurseu Kalanë dhe i kujtoi se si vetë ajo e ka sharë Berishën kur ai nuk e propozoi si kandidate për Avokate Populli.