Skënder Hita

Përdorimi i mjeteve speciale nga Policia e Shtetit gjatë protestave të fundit ka nxitur
debate të forta politike dhe publike, teksa pikëpyetjet mbi origjinën e tyre u ngritën
sot gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.
Zhurmës dhe pretendimeve se këto pajisje erdhën si ndihmë nga presidenti turk
Recep Tayyip Erdoğan për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i është përgjigjur duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për blerje nga buxheti i shtetit dhe as për dhuratë, por për mjete të marra në përdorim nga strukturat partnere.
Gjatë fjalës së tij në komision, Hitaj u shpreh:
“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.”
Pavarësisht këmbënguljes së anëtarëve të komisionit për të mësuar emrin e saktë të shtetit që vuri në dispozicion të policisë shqiptare këtë logjistikë (ku përfshihen autobotet me ujë, dronët dhe mjetet e tjera teknike), kreu i Policisë së Shtetit zgjodhi të shmangej, duke mos përmendur asnjë vend konkret.
Kjo shmangie lan hapësirë për aludime, ndërkohë që në rrjetet sociale dhe mediatike ka qarkulluar gjerësisht lajmi se logjistika speciale dhe mjetet e ndërhyrjes mbërritën pikërisht nga Turqia.
Më të Lexuarat

LAJME
“Si ua dhashë anglezëve vajzën time dhe s’e pashë më”, flet pas 23-vitesh nëna nga Kuçova

LAJME
FAMILJA SHQIPTARE QË SHASTISI ITALINË, GJETËN NJË MAL ME PARA DHE I KTHYEN TË GJITHA, MADJE ANULUAN PUSHIMET QË TË KTHENIN HAKUN TE I ZOTI

LAJME
Tr*gjedi e rënd: Gjendet trupi i paj*të i një vajze 20-vjeçare
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Këtë grua mbaje afër zemrës!”/ 8 cilësitë e një gruaje
1. Gratë e forta kanë besim në vetvete Një grua e fortë e di se kush është dhe se çfarë dëshiron. Ajo ka gr...

LAJME
“Si ua dhashë anglezëve vajzën time dhe s’e pashë më”, flet pas 23-vitesh nëna nga Kuçova

LAJME
FAMILJA SHQIPTARE QË SHASTISI ITALINË, GJETËN NJË MAL ME PARA DHE I KTHYEN TË GJITHA, MADJE ANULUAN PUSHIMET QË TË KTHENIN HAKUN TE I ZOTI

LAJME