Shtohen rastet me grip, ISHP: Është rritur numri i personave të prekur

Nga Class• 29 October 2026

Shtohen rastet me grip, ISHP: Është rritur numri i personave të

Situata epidemiologjike ka nisur të rëndohet, pasi është rritur numri i personave

 të prekur nga infeksionet respiratore të poshtme dhe të sipërme.

Në ISHP raportohen afro 11 mijë raste çdo javë.

Por a ka ndryshim të simptomave virusi i gripit që po qarkullon?

Për shkak se në popullatë kanë qarkulluar shumë viroza, duket se qytetarët kanë rritur interesin për të aplikuar vaksinën e gripit, pasi është tërhequr mbi 51% e 280 mijë dozave të vaksinës së siguruar për këtë sezon.

Edhe në Europë janë duke bashkëqarkulluar gripi dhe COVID-19, por, siç duket nga grafiku, qytetarët në vende të tjera të Europës janë prekur më së shumti nga SARS-CoV-2.