
Më në fund, dilema e madhe e këtij edicioni mori përgjigje.
A ishte Luiz Ejlli ai që i kërkoi produksionit të hynte sërish në “Big Brother VIP”, apo ishte një strategji e vetë “Vëllait të Madh”?
Gjatë spektaklit të djeshëm, “fenomeni” i BBVA2 i ka dhënë fund aludimeve duke iu drejtuar moderatorit Ledion Liço me një frazë të vetme që sqaroi gjithçka: “Faleminderit për ftesën!”
Me këtë deklaratë, Luizi zbuloi se ishte produksioni ai që i bëri ftesë për të qenë pjesë e këtij edicioni të pestë si i ftuar special, duke hedhur poshtë zërat se ai kishte kërkuar vetë vëmendjen e shtëpisë.
Përveç dinamikave që krijoi, Luizi shfrytëzoi daljen e tij për të promovuar projektin e tij më të ri kinematografik. Bëhet fjalë për filmin “Loja e fundit”, ku ai luan krah bashkëshortes së tij, Kiara Tito, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
