SHOWBIZ / E Martë 10 Shkurt 2026, 15:03

Zbulohet lidhja mes dy këngëtarëve të njohur, ja çfarë e paska Miri, Anjeza Shahinin(VIDEO)

Prej vitesh ata të dy kanë qenë pjesë e skenave shqiptare, njëri si pjesë e grupit West Side Family dhe tjetra si një prej këngëtareve që u dallua për zërin e saj në “Ethet e të premtes mbrëma” e më pas edhe me këngët e saj.

Por sot u mësua se Miri dhe Anjeza nuk ndajnë vetëm skenën, por edhe lidhje gjaku mes tyre. Kështu, Armir Shahini është kushëriri i parë i Anjeza Shahinit, konkretisht djali i xhaxhait të saj.

Lidhjen mes tyre e ka zbuluar sot këngëtari Klajdi Musabelliu, i cili në Wake Up tha se nuk ka ndonjë koment pozitiv për Mirin, të cilin e njeh prej mikes së tij Anjezës dhe se kishte qenë në shtëpinë e tij para se ai të futej në shtëpinë e Big Brother.

“Selina është si shpirt është mjaft e bukur. Pjesa tjetër nuk dua të bëj një komente, sepse është djali i xhaxhait të mikes sime shumë të mirë, Anjeza Shahinit, dhe kam ngrënë një drekë rastësisht tek shtëpia e tij. Për Mirin nuk kam ndonjë koment pozitiv, ndaj më mirë të hesht”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE