SHOWBIZ / E Enjte 18 Dhjetor 2025, 17:05

Zbulohet e vërteta e "ndarjes" së Ledianit nga Elhaida!

Prej disa ditësh, rrjeti ka zier nga thashethemet për një fund të mundshëm të romancës së bujshme mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt.

Shkëndija e parë e dyshimeve ishte heqja e njëri-tjetrit nga lista e ndjekësve në Instagram, veprim që u pasua menjëherë nga aludime të rënda në portale, të cilat shkuan deri aty sa të raportonin se shkak për ndarjen ishte bërë një tradhti në çift.

Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe: nuk ka as ndarje dhe as tradhti. Përgënjeshtrimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme gjatë Festivalit të Këngës në RTSH.

Ledian Agallijaj ka qenë aty për të mbështetur Elhaidën në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj (si drejtore artistike e Festivalit).

Balerini ka ndarë një postim domethënës në rrjetet sociale, duke dëshmuar qartë praninë dhe mbështetjen e tij maksimale për partneren.

Ky gjest u interpretua si mesazhi përfundimtar se lidhja e tyre është e fortë, e qëndrueshme dhe larg çdo krize të aluduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE