
Xhuli Nura është padyshim ndër personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka krijuar situata të shumta me banorët, diskutime dhe debate ndërsa pak ditë më parë një hyrje e re në shtëpinë e famshme ka ndryshuar rrjedhën e lojës së saj.
Atdhe Xharavina ishte në mesin e banorëve që u bënë pjesë e BBVK dhe me të hyrë ai i ‘vuri syrin’ Xhulit duke u afruar me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar as momentet intime.
Por, gjatë spektaklit të natës së sotme (e premte) u zbulua një bisedë e Xhulit me banoren tjetër, Artën të cilës i ka rrëfyer për personin që ka lënë jashtë.
Në video, Xhuli thotë se me personin që ka qenë në njohje kanë rënë dakord që ajo të hynte beqare në shtëpinë e famshme.
Megjithatë, Xhuli ka pritur që të marrë sinjale nga ai për të kuptuar nëse ende po e pret apo ajo të vazhdojë njohje të reja në shtëpi.
