
Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, në një intervistë të fundit ka folur për djalin e tij 4-vjeçar, Grabielin, i cili ka nevoja të veçanta, si pasojë e prekjes nga një virus, vetëm 11 ditë pasi kishte ardhur në jetë.
Ndër të tjera, Kledi shprehu se:
Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeçe këtë verë. Gabrielin e prisnim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoi mirë, deri në momentin e fundit.
Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali ‘bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.’ Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, të premten, të shtunë, të diel dhe shkova atje, në ndihmën e shpejtë, ishte akoma koha e Covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz.
Më tha më prit dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq.
Mjekët thanë që ishte rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri disa lëvizje jo të duhura. Gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Ishte diçka që nuk e ndalon dot. Ajo kohë kaloi dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Gabrielin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
