SHOWBIZ / E Enjte 17 Tetor 2024, 01:01

VIDEO/ Këngëtarja e famshme rrëzohet papritur brenda një grope në skenë, si është gjendja e saj

Këngëtarja Olivia Rodrigo ka kaluar një situatë të rrezikshme, pasi përjetoi një incident gjatë performancës së saj të tretë nga tetë në Guts World Tour në Australi.

Këngëtarja e “So American”, 21 vjeçe, ra në një vrimë në skenë në Arenën Rod Laver të Melbourne, të hënën më 14 tetor, ndërsa turma e pranishme bëri një thirrje dhe psherëtimë njëzëri, sipas videove të kapura nga fansat dhe të postuara në X dhe TikTok.

“Oh, Zot, ishte shumë gallat. Jam mirë,” tha Rodrigo, duke qeshur dhe ecur përsëri në skenë pas rënies papritur.

Ndërsa tre herë fituesja e çmimit Grammy u ngrit në këmbë, ajo e komentoi situatën me humor, duke thënë: “Wow, ndonjëherë, thjesht ka një vrimë në skenë.”/vizionplus.tv