
Fjodora Fjora ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në Tv Klan konkretisht për “Aldo Morning Show” ajo ka zbuluar një histori me djalin e saj.
Ajo ka treguar se sa shumë është kur i biri iu largua teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.
Ajo theksoi se kishte vrapuar shumë derisa arriti që ta kapte.
Megi Latifi: Fjodora të ka ndodhur ndonjëherë në publik që ke dashur, t’ia japesh ndonjë , po e ke mbajtur veten?
Fjodora Fjora: Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur, më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë.
Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi, ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët nuk e mbaj mend ç’ka qenë.
U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti, dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.
Fjodora Fjora: Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit.
Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u humba komplet, dhe ai qeshte!
Fjodora Fjora: U mjaftova me ta kapur nga rrobat.
