SHOWBIZ / E Martë 24 Mars 2026, 11:11

U konfirmua si opinionist i Ferma VIP, reagon Ermal Mamaqi"Ju premtoj, do kapem prej flokësh me Einxhelin"

Ermal Mamaqi do të jetë opinionist në edicionin e ri të reality show-t “Ferma VIP”, i cili transmetohet në ekranin e Vizion Plus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ermali ka ndarë emocionet e këtij rikthimi pas rreth 15 vitesh në televizionin ku hodhi hapat e parë si prezantues.

Ai gjithashtu ka zbuluar detaje nga spektakli, duke konfirmuar bashkëpunimin me Arbana Osmanin dhe Holta Dulakun, si dhe ditët e transmetimit që do të jenë të hënat dhe të premtet.

Me humorin që e karakterizon, Ermali nuk i ka kursyer batutat për dy opinionistet e tjera që do t’i bashkohen në panel, Armina Mevlanin dhe Einxhel Shkirën, duke u premtuar ndjekësve “përplasje” gjatë netëve të spektaklit.

Në postimin e tij të plotë, ai shkruan saktësisht:
“Mbas gati 15 vitesh rikthehem në Vizion Plus dhe ndihem i nderuar për bashkëpunimin me Holta Dulakun dhe Arbana Osmanin. Shumë i lumtur të rikthehem në vendin ku shtyva limitet e mia dhe provova për herë të parë rolin e prezantuesit, në Vizion Plus. Çdo të hënë dhe të premte do bëj si i zgjuar me opinionin tim në këtë spektakël maratonë. Ju premtoj që të paktën 1 herë do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin. Mirënjohës për urimet tuaja. Love, Ermali.”

Kujtojmë se “Ferma VIP” po bën bashkë personazhe mjaft të njohur të ekranit, ndërsa përfshirja e Ermalit në panelin e opinionistëve pritet të sjellë doza të larta humori dhe dinamika interesante gjatë analizës së lojës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE