SHOWBIZ / E Enjte 27 Tetor 2022, 19:07

Top-Channel “fut” thikën në plagën e Bora Zemanit… (FOTO)

Pak më herët ishte Fifi ajo që reagoi shumë ashpër lidhur me momentin që kishin përzgjedhur për të, por mesa duket Topi nuk po kursen as punonjësit e tij.

Në spot shohim se ata kanë përfshirë edhe puthjen e parë dhe pasionante që ndodhi në Big Brother Vip mes Donaldit dhe Trixës. Një fragment ky që nuk e bën aspak të lumtur moderatoren Bora Zemani, edhe pse kjo e fundit po e rijeton romancën e dashurisë me Donald Veshjan.

Spoti i famshëm i Top-Channel (i cili nuk gjendet më zyrtarisht) duket se ka hapur plagë të vjetra e ka rikthyer shumë kujtime tek konkurrentët e Big Brother dhe jo vetëm.