SHOWBIZ / E Mërkurë 1 Shkurt 2023, 16:04

"Ti mund të kesh ndenja, por..."/ Çfarë ndodhi mes Robert Aliajt dhe Bieta Sulos, që Alban Dudushi “i çoi të falat” live?

Diskutimi i djeshëm në “Ftesë në 5”, rreth ndjenjave të mira që Kristi ka shprehur ndaj Oltës, ngjalli shumë polemika në studio. Pasi shpjegoi qëndrimin e Kristit, i ati, Robert Aliaj u shpreh se nuk kishte asgjë të gëzoje këto ndjenja e madje publikisht u shpreh se gëzonte ndjenja të mira për Bietën.

“Ti mund të kesh ndjenja shumë të mira, por unë gëzoj vlerësim për ty”, ishte përgjigja e Bietës.

Sakaq pas argumenteve të ndryshme, në fund të emisionit duke parë telefonin dhe duke qeshur, Bieta i dërgoi live të falat e Albanit Robertit, i cili u surprizua dhe e përshëndeti duke shprehur kënaqësi.