
Shën Valentini nuk ka kaluar pa vëmendje edhe për banorët e “Big Brother VIP”, të cilët, edhe pse të izoluar, janë në mendjen e miqve të tyre jashtë.
Këngëtari Gjesti ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe plot humor për të uruar mikun e tij të ngushtë, DJ Gimbo. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë një dedikim epik, duke e ngacmuar hapur banorin për situatën e tij sentimentale brenda shtëpisë.
Duke parë afrimitetin e madh dhe ndjenjat që Gimbo ka shprehur hapur për Selinën, Gjesti është shprehur: “Të hëngri dreqi dhe ty!”
Ky urim me nota humori vjen si një konfirmim shoqëror se Gimbo tashmë ka rënë “brenda” me të dyja këmbët në lojën e dashurisë, duke iu bashkuar listës së atyre që festojnë 14 Shkurtin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
