SHOWBIZ / E Enjte 24 Tetor 2024, 00:12

“Të dua gjithë jetën”/ Dafina Zeqiri me dedikim romantik për bashkëshortin e saj Kreshnikun

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj, duke publikuar një pamje emocionuese nga nata e kurorëzimit të saj me Kreshnik Gjergjin.

Ky ngjarje e rëndësishme për të dy çiftin shënon një kapitull të ri dhe të paharrueshëm në jetën e tyre.

Në postimin e saj, Dafina i ka bërë një dedikim romantik Kreshnikut, duke shprehur ndjenjat e saj të thella dhe të sinqerta.

“Të dua sot, nesër, javën e ardhshme dhe për gjithë pjesën tjetër të jetës time”- shkruan këngëtarja.

Këto fjalë ngjallin emocione të forta dhe dëshmojnë për dashurinë e madhe që ndajnë për njëri-tjetrin. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave të cilën po presin dasmën e tyre.