SHOWBIZ / E Hënë 30 Janar 2023, 21:09

S’kanë fund çudirat! Banorja e BBV lan flokët në lavamanin e kuzhinës

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa gjatë mbrëmjes së sotme ka bërë një veprim të çuditshëm. Ajo ka pastruar dhe larë flokët e saj në kuzhinën e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ndërkohë arsyeja është ende e paqartë.

Banorët që gjendeshin në kuzhinë, veçanërisht Stresi, e kanë shikuar çuditshëm Mbresën, teksa ajo pastronte flokët e veta në lavamanin e kuzhinës.

Kjo situatë dhe ky gjes nga ana e banores po komentohet dhe kritikohet edhe në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vetë Mbresa do të flasë rreth veprimit të saj.