SHOWBIZ / E Premte 20 Mars 2026, 00:12

“Skandali i rrobave” në BBV/ Pas Inës, edhe Livia akuzon Brikenën për sendet personale

Debati për “vjedhjen” apo përdorimin pa leje të sendeve personale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Vetëm pak ditë pas deklaratave të forta të Ina Aderit, një tjetër ish-banore ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të dalë publikisht me akuza konkrete.

Bëhet fjalë për Livia Lozin, e cila ka shenjestruar drejtpërdrejt Brikenën për përvetësimin e rrobave të saj.

Përmes një postimi në Instastory, Livia ka publikuar një foto krahasuese ku shihet Brikena brenda shtëpisë duke veshur një fund të bardhë, i cili sipas Livias, është i saji.

Ish-banorja u shpreh se fillimisht hezitoi të reagonte pasi i dukej e ulët të fliste për tema të tilla, por situata ka kaluar çdo limit.

Ajo theksoi se përdorimi i sendeve të saj nga Brikena ndodhte që kur ishte brenda shtëpisë, ndonëse nuk është transmetuar, dhe po vazhdon edhe tani që ajo ka dalë, pasi rrobat nuk i janë dorëzuar në produksion. Sipas saj, Brikena po mban për vete fundin, atletet dhe shumë gjëra të tjera.

Por Livia nuk u ndal me kaq, duke e kaluar debatin në një nivel shumë më personal. Ajo i rikujtoi Brikenës ofendimet që i ka bërë për pamjen fizike, duke e paralajmëruar ashpër:

I them Brikenës kur të më ofendosh mua për dhëmbët dhe për gjatësinë, duhet të sigurohesh që mos të përdorësh gjërat e mia dhe mos të futësh duart në gjërat personale të tjetrit!

Postimin e saj ajo e mbylli me një ironi, duke i bërë thirrje të ketë kujdes me “veset”, pasi nuk i shkojnë imazhit të një “vajze shembullore”.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një ish-konkurrente ngre akuza të tilla publike, duke shtuar dyshimet mbi atë që ndodh realisht në garderobën e përbashkët të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE