
Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku, i ftuar në “Top Albania Radio”, ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së tij aktuale me Gjestin pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Dy ish-konkurrentët u bënë protagonistë të një prej momenteve më të tensionuara të edicionit të kaluar, situatë për të cilën jemi të njohur tashmë.
I pyetur nga moderatorët nëse kanë pasur komunikim pas asaj kohe, Marku u përgjigj: “Jo nuk kemi biseduar. Nuk kemi patur mundësi të bisedojmë, akoma.”
Megjithatë, ai tregoi se i ka dërguar ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të vëllait të Gjestit, duke lënë pas çdo inat të lojës: “Diçka e tmerrshme. Humbje jashtëzakonisht e madhe. Më vjen shumë keq.”
Me këtë deklaratë, ish-banori la të kuptohet se pavarësisht mungesës së një sqarimi sy më sy për incidentin e vjetër, aspekti njerëzor në raste të tilla mbetet primar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
