SHOWBIZ / E Premte 13 Shkurt 2026, 16:04

Puthi Luizin në buzë, flet Eglein Laknori: "Mbante erë..." (Video)

Gjatë premierës së filmit “Loja e fundit” të Luiz Ejllit, aktori Eglein Laknori ka zbuluar disa detaje nga prapaskenat e xhirimeve, duke u ndalur te një moment i veçantë mes tyre.

I pyetur nga gazetarja se kush ishte ai që e puthi Luizin në buzë gjatë filmit, Laknori ka konfirmuar me sportivitet se ishte ai vetë, duke shtuar me humor: “Do ta shohësh edhe të filmi…”.

“Puthja që kam unë në rol është një gjë normale e atij karakteri,” ka shpjeguar Laknori, ndërsa kur është pyetur nëse ishte një eksperiencë e sikletshme, ai i është përgjigjur pa ngurrim: “Mbante erë të mirë… Ishte i puthshëm, ishte i puthshëm”.

Megjithatë, kur gazetarja ka insistuar nëse ishte edhe i “ngrënshëm”, aktori e ka mbyllur me humor:

“Nuk e provova atëherë aty, deri te puthja shkova”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE