SHOWBIZ / E Hënë 9 Shkurt 2026, 20:08

Prekëse/ Motra e Gjestit shpërthen në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllain e tyre të ndjerë (VIDEO)

Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell.

Protagoniste është Blerina, motra e Gjestit, e cila është filmuar në një moment dobësie dhe malli të madh.

Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet me lot në sy dhe në gjendje të rënduar emocionale teksa dëgjon dhe këndon vargjet e projektit më të ri muzikor të vëllait të saj, të titulluar “Memories”.

Kjo këngë mbart një peshë të jashtëzakonshme emocionale për familjen, pasi është një dedikim i ndjerë për vëllain e tyre, Eldionin.

I riu u nda nga jeta tragjikisht në fund të shtatorit të vitit të kaluar, duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme.

Reagimi i Blerinës dhe lotët e saj teksa këndon vargjet kushtuar vëllait që nuk jeton më, kanë prekur thellë zemrat e publikut, duke rikthyer në vëmendje tragjedinë që goditi familjen e artistit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE