SHOWBIZ / E Enjte 9 Maj 2024, 15:03

Pas vajzës dhe djalit, një tjetër surprizë për Jul Dedën, kush i dërgoi helikopter aktorit?

Ndonëse garës së çmimit të madh po i afrohet fundi, kjo javë mesa duket qenka e Julit. Pas takimit me fëmijët në ‘Primen’ e së martës familjarët e tij kanë rezervuar një tjetër surprizë për të.

Vëllai i tij Mario nën pilotimin e një helikopteri ku mban fotografinë e Julit ka fluturuar mbi shtëpinë e BBVA. Teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë Juli ka shpërthyer në lotë kur pa surprizën e të vëllait.