SHOWBIZ / E Hënë 5 Dhjetor 2022, 02:02

Olsi dhe Besi “zënë ngushtë” Luana Vjollcën: Pse më ke bërë bllok në Instagram?

Në spektaklin e kësaj të diele, “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollca ka patur të papritura pafund. Mesa duket ky program këtë herë “nxori zbuluar” dhe vetë autoren Luana Vjollca.

Kjo pasi dy nga të ftuarit e kësaj mbrëmjeje, Semi Jaupaj dhe Irkenc Hyka, përfunduan një sfidë ku duhet të zbulonin nga një sekret të personazheve të ndryshëm, ose të kthenin një shots të shëmtuar në shije. I menjëhershëm ishte reagimi i Olsit, ku donte t’i bënte një pyetje moderatores Vjollca, ose të pinte një shots.

Olsi u afrua dhe e pyeti se përse Luana e ka bllok në Instagram, më pas vijoi dhe Besi duke e pyetur se përse e ka akoma ‘unfollow’.

Moderatores mesa duket i doli situata pak nga kontrolli dhe ashtu e sikletosur, ajo refuzoi të përgjigjej, duke kthyer kështu një shots./tvklan.al