SHOWBIZ / E Martë 2 Dhjetor 2025, 19:07

"Nuk di si...", Selvije Jao reagon pas humbjes së Shpatit

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka bërë daljen e saj të parë publike pas ndarjes së papritur të artistit nga jeta.

Humbja e parakohshme e këngëtarit të dashur për publikun ka shkaktuar një valë trishtimi, ndërsa vëmendja e të gjithëve ka qenë te familja e tij e ngushtë në këto momente të vështira.

Në një deklaratë mes emocionesh të forta, Selvije shprehu vlerësimin e saj për Shpatin si një artist modest dhe një baba të mrekullueshëm. Ajo theksoi se ai e kishte kompletuar si njeri, duke i dhuruar edhe djalin e tyre, Roelin.

“Ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do t’ia tregojë,” u shpreh ajo, duke shtuar se Shpati ishte përkushtuar deri në fund për të mirën e të birit.

Këto fjalë prekëse tregojnë dhimbjen e thellë të familjes dhe sfidën e madhe me të cilën po përballen pas kësaj humbjeje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE