SHOWBIZ / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 21:09

Njoftimi i familjes Kasapi prek gjithë Shqipërinë: ‘Nuk të themi kurrë lamtumirë…’”

Pas ceremonisë mortore të këngëtarit të dashur Shpat Kasapi, e mbajtur në varrezat e Tetovës, familja e artistit ka ndarë një njoftim emocional për publikun dhe fansat që e kanë ndjekur e vlerësuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Në deklaratën e bërë publike, familja fton të gjithë dashamirët e muzikës së tij që të marrin pjesë në ceremoninë e vizitave, e cila do të zhvillohet sot, nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup. Kjo do t’u japë mundësi miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë dashur këngëtarin të shprehin ngushëllimet dhe të ndajnë kujtime mbi jetën dhe punën e tij artistike.

Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht i ndjerë, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Shpatit dhe për dashurinë që publiku i ka dhënë ndër vite.

“Të qoftë dheu i lehtë, Shpati jonë. Nuk të themi lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftimin e firmosur nga Familja Kasapi.

Publikimi i familjes ka sjellë një valë komentesh ngushëllimi nga artistë, kolegë dhe fansa, duke reflektuar ndikimin e madh që Shpat Kasapi la në muzikën shqiptare dhe në zemrat e publikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE