SHOWBIZ / E Martë 2 Dhjetor 2025, 22:10

“Nëse një ditë Roeli do të...”, Tuna bën premtimin publik për djalin e Shpatit

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka mbajtur një fjalim emocional gjatë homazheve për kolegun dhe mikun e saj të fëmijërisë, Shpat Kasapi.

Duke evokuar kujtimet e përbashkëta, ajo tregoi se si të dy nisën rrugëtimin si shokë klase dhe adoleshentë që u përballën me famën, duke çarë rrugën nga Shkupi drejt skenave të mëdha shqiptare.

Në këtë moment reflektimi, Tuna bëri edhe një premtim publik për djalin e Shpatit, Roelin. Ajo deklaroi se nëse një ditë ai vendos t’i futet muzikës, do të jetë mbështetja e tij kryesore, njësoj siç kishin mbështetur njëri-tjetrin me babanë e tij në fillimet e karrierës.

Ky dedikim prekës evidentoi jo vetëm respektin për figurën e Kasapit, por edhe gatishmërinë e kolegëve për të qëndruar pranë familjes së tij në të ardhmen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE