SHOWBIZ / E Diel 21 Dhjetor 2025, 18:06

Miri kishte qejf të flinte në krevat me Selinën? Françeska Murati: Gruaja e tij mund t’i ketë thënë ...

Ka mjaftuar një veprim i Kristi Lamajt për ndarjen e krevateve që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” të nisnin debatet e para. Por jo vetëm brenda në shtëpi, edhe jashtë saj.

Mbrëmë Kristi pati një mision që e kreu me sukses dhe si pasojë ai kishte të drejtën që të zgjidhte për 13 banorët e tjerë krevatet. Këngëtari vendosi që Miri të ndante krevatin me Selinën, një veprim ky që solli një debat sot në studion e “Fan Club”.

Opinionistja Françeska Murati u shpreh se banori kishte dëshirë t;a bënte këtë gjë. Sipas ish-banores së “Big Brother VIP 3”, ky veprim nuk ishte normal, duke e lidhur me jetën e banorit jashtë shtëpisë që ka një bashkëshorte dhe një vajzë.

Gjithsesi, për të ftuarat e kësaj puntate të parë të “Fan Club”, Sara Gjordeni dhe Sonila Meço, qëllimi i Mirit nuk ishte i tillë, por vetëm po ndiqte rregullat e lojës.

Françeska Murati: Nuk më duket mua normale, sepse gruaja e tij mund t’i ketë thënë: ‘Shko, shijoje’, por nuk besoj t’i ketë thënë që të shkojë që në natë të parë të ndajë krevatin me një vajzë beqare.

Sara Gjordeni: Kjo nuk ka qenë një zgjedhje e Mirit, ai ka qenë i detyruar.

Françeska Murati: Ai mund të thoshte: ‘Faleminderit, deri këtu i kam limitet. Unë nuk fle me një tjetër në krevat, sepse më ndjek vajza ime’. Nuk mund të dalësh nga karakteri yt që në natën e parë.

Sara Gjordeni: Po nënkuptojmë sikur Miri kishte qejf të flinte me Selinën, që unë heq dorë dhe tërhiqem.

Françeska Murati: Po, unë mendoj që po. Patjetër. Kishte qejf. Në Big Brother nuk të detyron askush të bësh asgjë me zor.

Milaim Zeka: Ndoshta do rrinë zgjuar.

Sonila Meço: Të lutem, nuk është gijotinë morale Big Brother-i.

Françeska Murati: Ke gjithmonë një zgjedhje. Asgjë aty nuk është e detyrueshme.

Sonila Meço: Ose do ta quajmë eksperiment social, ose gijotinë morale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE