SHOWBIZ / E Hënë 9 Shkurt 2026, 18:06

“Mikrofoni është i hapur...”/ Gimbo lexon zarfin e bardhë: Vëllai i Madh ndez atmosferën

Pas tensioneve dhe debateve të forta strategjike, Vëllai i Madh ka vendosur të ndryshojë frekuencat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë një atmosferë feste dhe muzike.

Një zarf i ri ka mbërritur pak çaste më parë në shtëpi dhe ka qenë Gimbo ai që ka lexuar njoftimin që i ka gëzuar të gjithë banorët: “Banorë, është koha për karaoke.”

Produksioni i ka ftuar konkurrentët të lënë mënjanë inatet e lojës dhe të shijojnë disa çaste argëtimi, duke performuar hite të njohura shqiptare dhe të huaja.

“Vëllai i Madh ju fton të kaloni disa çaste plot argëtim ku secili prej jush ka mundësinë të këndojë dhe të krijojë kujtime të bukura. Mikrofoni është i hapur për të gjithë,” shkruhej në zarf, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE