SHOWBIZ / E Diel 22 Mars 2026, 02:02

Mateo i “rrëmbeu” puthjen Brikenës, banorja: Nuk doja të ma vidhte, duhej të ishte spontane

Afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, por një puthje e papritur duket se ka tensionuar marrëdhënien mes tyre.

Krisja mes tyre erdhi pas Mateo i vodhi një puthje Brikenës, një veprim që nuk u prit mirë nga ajo. Pas këtij momenti, Brikena u tërhoq dhe kaloi disa orë e përlotur në dhomën e rrëfimit dhe në tualet.

Gjatë spektaklit të sotëm, banorët u përballën me pamjet e këtij momenti, duke sjellë reagime dhe diskutime mes tyre.

Brikena sqaroi se për të puthja ka një rëndësi të veçantë dhe duhet të ndodhë në mënyrë të natyrshme dhe në momentin e duhur.

Por nga ana tjetër, Mateo theksoi se afrimiteti mes tyre kishte ekzistuar prej kohësh dhe se ai e kishte interpretuar këtë si një sinjal për të hedhur hapin e parë.

Brikena: Po ja nis me puthjen. Shumë herë e kemi hapur këtë temë me Mateon. Për mua ka rëndësi puthja, në një moment kur u ndihem e sigurt. Unë për momentin kisha një pëlqim për Mateon, doja të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Shumë herë i kam thënë që për puthjen doja të ishte diçka spontane.

Mateo: Nuk ishte tentativa e parë për ta bërë kërtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Unë normalisht, këto sinjale i marrë që hapin duhet ta bëj unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme ose ndodnjë gabim. Nuk e prisja atë reagim. Unë në fund të ditës ky jam, çështja është çfarë do ti më shumë nga unë.

Brikena: Unë nuk kërkoj gjë nga Mateon. Për sa kohë them që kam një pëlqim për Mateon, puthja është diçka që vjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE