SHOWBIZ / E Hënë 9 Shkurt 2026, 18:06

Luizit i përmendin Efin dhe Kiarën, ja reagimi i tij

Hyrjet e së shtunës, Luizi, Alesio dhe Marko, janë vënë përballë pyetjeve të konkurrentëve të tjerë gjatë një “konference” të organizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Momenti më pikant i diskutimit ishte kur Juela i drejtoi një pyetje direkte Luiz Ejllit, duke rikthyer vëmendjen te strategjitë e tij në edicionin e dytë.

Ajo e pyeti këngëtarin nëse në këtë rrugëtim të ri do t’i nevojitej sërish një aleate e fortë, ashtu siç kishte qenë dikur Efi, apo nëse ndiente mungesën e një mbështetjeje si ajo e Kiarës.

Por, Luizi ka reaguar menjëherë me tone të qarta, duke refuzuar të bëjë paralelizma me lojën e kaluar apo të kërkojë dinamika të ngjashme.

“Me gjithë respektin për ish-konkurrentet, nuk e shoh të arsyeshme të rikthehemi te ajo që ka kaluar. Big Brother-i që kam bërë ka mbaruar,” u shpreh ai prerazi.

Me këtë përgjigje, fituesi i BBV2 la të kuptohet se këtë herë ka hyrë për një dinamikë krejt tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE