SHOWBIZ / E Premte 1 Dhjetor 2023, 18:06

'Jam manipuluar'/ Amadea konfirmon ndarjen nga Haris (postimi)

Teksa u përfol se janë ndarë pas spektaklit “Love Island”, këtë lajm së fundmi e ka konfirmuar edhe vetë Amadea.

Ajo shprehet se e ka marrë vesh nga mediat që Haris e ka hequr nga rrjetet sociale, madje shton se ndihet e manipuluar prej tij.

Sipas Amadeas qëllimi i vetëm i Harisit ishte të shpallej fitues.

Në një shkrim të gjatë në Instastory ish-konkurrentja e “Love Island” shprehet gjithashtu se e kuptoi se ishte përdorur gjatë gjithë kohës nga ai kur u shpallën të dytët në programin e dashurisë.

Më poshtë reagimi i plotë i Amadeas: