SHOWBIZ / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 09:09

Hoxhë Bajrami me mesazh të fortë pas varrimit të Shpat Kasapit: Mësim për të rinjtë

Sot i është dhënë lamtumira e fundit në Tetovë këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.

Mes qindra mesazheve të ngushëllimit, vëmendjen e ka tërhequr reagimi i Hoxhë Zekerija Bajramit, i cili ka marrë shkas nga kjo humbje e parakohshme për t’u drejtuar një thirrje të fortë të rinjve.

Në postimin e tij, pasi u lut për shpirtin e artistit duke shkruar “Sot u bë varrimi i të ndjerit Shpat Kasapi, Allahu atë e mëshiroftë, familjes dhe të gjithë dashamirëve ju dhashtë durim dhe për durimin i gradoftë”, ai theksoi realitetin e hidhur të vdekjes.

“Le të jetë vdekja e tij një mësim për të rinjtë tanë, ngase vdekja nuk njeh moshë, por, çdo moment jemi potencial për të na vizituar Meleku i vdekjes (Azraili),” shkroi hoxha, duke e mbyllur mesazhin me lutjen që të gjithë të dalin nga kjo botë “me faqe të bardhë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE