
Artan Kola është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por ditën e djeshme vëmendjen kryesore nuk e mori loja e tij, por partnerja e tij e jetës.
E ftuar në studion e “Fan Club” për të diskutuar rrugëtimin e bashkëshortit në shtëpinë më të famshme, ajo është shfaqur plot sharm, e veshur me një kostum ngjyrë rozë të ndezur.

Përveç mbështetjes për Artanin, ajo që ra në sy ishte prezenca e saj fizike. Një zonjë shtatlartë, e qetë dhe mjaft e artikuluar, ajo mori komplimente të shumta si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Në fotot e shkrepura gjatë emisionit, ajo shihet krah moderatores, duke rrezatuar elegancë dhe duke konfirmuar fjalët e Artanit, i cili shpesh brenda shtëpisë e ka përmendur me krenari gruan që ka në krah, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
