
Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë familjar ka prekur publikun dhe ka thyer çdo pritshmëri në shikueshmëri.
Takimi i Luiz Ejlli me bashkëshorten Kiara Tito dhe vajzën e tyre Luna u shndërrua në një nga skenat më emocionale të këtij edicioni.
Surpriza e bukur që iu bë Luizit, mes përqafimeve, lotëve të gëzimit dhe deklaratave plot dashuri, pati ndikim të menjëhershëm te publiku.
Transmetimi “live” në YouTube i spektaklit arriti shifrën 359 mijë shikues njëkohësisht, një nivel që – sipas të dhënave të raportuara – nuk ishte shënuar më parë këtë edicion, duke vendosur kështu një rekord të ri shikueshmërie.
Ky kulm audience konfirmon magnetizmin e Luizit në ekran dhe interesin e jashtëzakonshëm të publikut për momentet autentike familjare, që tejkalojnë lojën dhe strategjitë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
