SHOWBIZ / E Premte 13 Shkurt 2026, 11:11

"Gimbo, për ty po vuaj"- Ja si reagoi Miri pas fjalëve të Selin (Video)

Debatet në ambientin e izoluar të “shpellës” në “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër formë, ku banorët po përdorin ironinë dhe tekstet e këngëve për të thumbuar njëri-tjetrin.

Pas disa diskutimeve të mëparshme mes Mirit dhe Selin, kjo e fundit ka zgjedhur të provokojë situatën duke përshtatur një hit të njohur shqiptar me dinamikat e lojës dhe emrat e banorëve që ndodhen në shtëpinë kryesore.

Teksa qëndronin së bashku, Selin ka nisur të këndojë: “Ti mos u bo nervoz me mu, se ky maraz ka me t’shkatru. Zemër mos vuaj”.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Mirit, i cili e ka ndërprerë duke thënë: “S’kam asnjë lloj meraku me ty… Se mos kujton se po ma drejton mua këtë gjë. Asnjë lloj meraku s’kam me ty.”

Edhe pse Selin theksoi se ishte thjesht kënga e Elvana Gjatës, ajo vazhdoi me vargjet e ndryshuara: “Zemër mos luaj natë e ditë për mua. Se për ty Gimbo unë po vuaj.”

Pas kësaj, Miri i është përgjigjur prerë: “Bravo, ik te Gimbo mbaro punë. Shko te Gimbo, unë s’kam punë me ty, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE